75 Mall Live Search
08:52 / E Hënë, 30 Maj 2022 / MSH

Çfarë po ndodhë me zgjedhjen e presidentit të ri të Shqipërisë?

Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë as sot nuk ka mundur të zgjedhë emrin e ri, i cili do të marrë nën administrim presidencën e vendit.

Në Kryesi të Kuvendit përsëri nuk është dorëzuar asnjë emër i ndonjë kandidati.

Kjo është duke ndodhur për të tretën herë radhazi, shkruan Indeksonline.

Në raundin e parë dështoi votimi, teksa u vendos që në raundin e dytë dhe të tretë, e drejta e propozimit të emrit të Presidentit të ri t’i jipet pakicës.

Megjithatë, një marrëveshje e tillë u prish nga demokratët.

Pas tri raundeve të dështuara, Presidenti më nuk do të mund të zgjidhet me shumicë votash (84 vota).

Kanë mbetur dhe dy raunde, e që tani mund të mjaftojnë edhe 71 vota për të zgjedhur Presidentin.

Sipas Edi Ramës, raundi i katërt do të shoqërohet me një emër të propozuar për kryetarin e vendit.

Presidenti i ri i Shqipërisë pritet të zgjedhet përgjatë muajit qershor, pasi në korrik të këtij viti presidenti aktual, Ilir Meta, dorëzon mandatin e tij.