75 Mall Live Search
14:48 / E Mërkurë, 03 Gusht 2022 / k.v

Çfarë po ndodhë në Komunën e Podujevës, jep dorëheqje drejtori i Shëndetësisë

Ende pa u bërë 24 orë prej kur u shkarkua drejtori i inspeksionit në komunën e Podujevës, tani është dorëhequr ai i shëndetësisë.

Burimet e IndeksOnline brenda komunës kanë thënë se Driton Veliu, drejtori i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje nga pozita të cilën e mbajti prej muajve.

IndeksOnline në mëngjes raportoi për një pakënaqësi të madhe brenda zyrtarëve të Komunës e cila drejtohet nga Shpejtim Bulliqi.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, ende nuk ka një reagim të kryetarit Bulliqi./IndeksOnline/