75 Mall Live Search
23:26 / E Premte, 19 Gusht 2022 / MSH

Çfarë po ndodhë në kryeqytet? Inspekcioni dhe policia në aksion!

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës sonte është duke realizuar një aksion.

Aksionin në fjalë të inspektimit është duke e bërë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Në një video të shpërndarë në faqën zyrtare të Drejtorisë së Inspekcionit shihet se policia ka ndezur alarmet e saj në një nga lagjet e Prishtinës.

“Sonte!” është mbishkrimi i vetëm që i është dhënë videos e cila shpërfaq një situatë akoma të panjohur për masën.