13:51 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Çfarë po ndodhë në NBA, tjetër përleshje (Video)

NBA njihet si liga më e shikuar dhe e respektuar në botë. Por, këtë sezon nuk e di se çfarë po ndodh!.

Gjatë ndeshjes Magic – Timberwolves, Arron Afflaol u përfshi në përleshje me basketbollistin serb, Nemanja Bjelica, transmeton IndeksOnline.

Madje shihet qartë se si basketbollisti amerikan tenton ta godet më tërë fuqinë serbin – i cili u gjind mjaftë mirë duke ia kapur kokën amerikanit.

Për këtë rast kanë reaguar edhe shefat e NBA-së, të cilët shumë shpejtë do të marrin vendime për dy basketbollistët e përfshirë në këtë rrahje dhe jo vetëm. Për përleshje të tilla pritet të merren masa edhe më të fuqishme./IndeksOnline/

Temat: