Çfarë po ndodhë në trafik, vetëm dje policia regjistroi 123 aksidente

123 aksidente trafiku kanë ndodhur vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, transmeton IndeksOnline.
Të dhënat e policisë tregojnë se 35 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 88 të tjera me dëme materiale.
Ndaj pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit, policia ka shqiptuar 2 551 gjoba kundërvajtëse./IndeksOnline/