75 Mall Live Search
00:54 / E Premte, 11 Mars 2022 / MSH

Çfarë po ndodhë në Ukrainë?

Nëse keni pak informata mbi ngjarjet e fundit në Ukrainë, më poshtë janë listuar disa nga më kryesoret të ditës së enjte.

ShBA ka paralajmëruar se forcat ruse kanë rrethuar shumë qytete të Ukrainës dhe kanë dëmtuar infrastrukturën.

Në Mariupol, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka paralajmëruar se furnizimet po pakësohen.

Mbi 50 mijë qytetarë janë evakuuar ditën e sotme, teksa numri i atyre që kanë lënë vendin që kur filloi invazioni rus, ka kaluar 2 milionëshin.

Rusia, në anën tjetër, ka thënë se do të hapë korridore humanitare midis Ukrainës dhe Rusisë.

Bisedimet e paqes midis ministrave të jashtëm rus dhe ukrainas në Turqi patën pak përparim, dhe presidenti francez Emmanuel Macron tha se sheh pak mundësi që bisedimet të çojnë në një armëpushim së shpejti.

Qeveritë e ShBA-së dhe Britanisë së Madhe kanë shprehur sërish shqetësimin se Rusia mund të përdorë armë kimike ose biologjike.

Ekspertët ekonomikë kanë parashikuar se ekonomia e Rusisë do të tkurret deri në 15%, ndërsa sanksionet nga ndërkombëtarët vazhdojnë të dëmtojnë vendin.

Rusia i është afruar 5 kilometra kryeqytetit, Kiev.