75 Mall Live Search
19:02 / E Enjte, 22 Qershor 2023 / L K

Çfarë po ndodhë, një fshat ne Gjakovë i mbuluar nga tymi

Pamjet në Rekën e Keqe kanë kujtuar sot për një moment kohën e luftës. Fshati në Gjakovë ka qenë i mbuluar në tym.

Në fakt kanë qenë disa nga banorë të pandërgjegjshëm ata që kanë shkaktuar këto pamje që kanë acaruar bashkëfshatarët e tyre.

Tymi është shkaktuar nga ndezja e zjarreve të livadheve të kositura të cilat kanë shkuar dëm nga reshjet e mëpasshme të shiut.

 Një praktikë e tillë shihet shpesh nga bujqit në Kosovë, ani pse agronomët e kritikojnë vazhdimisht këtë proces./Indeksonline/