75 Mall Live Search
18:03 / E Enjte, 30 Prill 2020 / indeksADMonline

Çfarë po ndodhë? Pacolli ende s’ka shkuar në Aeroportin e Tiranës

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ende nuk është nisur nga Shqipëria për në Kosovë.

Burime të “Indeksonline”, brenda Policisë së Shqipërisë, kanë konfirmuar se Pacolli ka kërkuar që të fluturojë nga Aeroporti “Nëna Terezë” për në Kosovë.

Mirëpo, burime tona tregojnë se Pacolli ende s’ka shkuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Arrin ekipi mjekësor në aeroport për ta kontrolluar Pacollin ...

Ndryshe, një patrullë e Policisë së Kosovës është duke e pritur deputetin Behgjet Pacolli në hyrje të Aeroportit të Prishtinës.

Deri më tash, për shkak të pandemisë, çdo person që ka aterruar në Prishtinë, nën përcjellje të Policisë së Kosovës, është dërguar për në Qendrën e Studentëve për karantinë 14 ditore.

Pacolli kishte kërkuar që ky rregull të mos vlejë edhe për të, por Ministria e Shëndetësisë sot ka thënë se rregullat janë të njëjta për të gjithë. /Indeksonline/