13:56 / E Hënë, 08 Nëntor 2021 / B O

Çfarë po nënshkruajnë Kurti, Vitia e Konjufca në sheshin e Prishtinës?

Albin Kurti sot ka thënë se ka 144 arsye për ta votuar Arben Vitinë në Prishtinë. Kjo është më e pakta që Kurti ka mundur të thotë për kandidatin e tij.

Kryeministri ka dalur fizikisht në sheshin e Prishtinës për të përkrahur kandidaturën e Arben Vitisë.

Bashkë me kryeparlamentar Konjufca dhe kandidati Vitia, Kurti shihet duke lexuar e nënshkruar diçka kur kanë mbetur pak ditë para balotazhit të 14 nëntorit.

Në prapavi shihen edhe deputetë të Vetëvendosjes të cilët po bëjnë fushatë të vazhdueshme për kandidatin Vitia./Indeksonline/