75 Mall Live Search
18:38 / E Shtunë, 13 Korrik 2024 / MSH

Çfarë po paralajmëron kryeministri nga Peja?

Me ftesë të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kryeministri Albin Kurti vizitoi sot qytetin e Pejës.

Me idenë e promovimit të turizmit dhe bukurive që ofron qyteti i Pejës, Krasniqi e Kurti, të shoqëruar dhe nga ministri Hajrulla Çeku, u takuan me ekipin e qendrës së turizmit.

“Me Kryeministrin Kurti, ministrin Çeku dhe zëvendësministrin Kelmendi, vizituam zyrën e re për informacion turistik në qendër të Pejës e cila është bashkë financuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Pejës, në kuadër të projektit ‘Turizmi i Aventurës’ me vlerë 262 mijë euro” shkroi Krasniqi, pas takimit.

Udhëheqësi i Dikasterit të MAPL-së shtoi se në kuadër të projektit të lartpërmendur, janë financuar punimi i vijave të ngjitjes dhe infrastrukturës përcjellëse në Via Ferrata – Peja 360, vendosja e pushimoreve në shtigjet malore, shenjëzimi i shtigjeve dhe pjesë të tjera për të krijuar kushte më të mira për të shijuar atraksionet turistike – malore në Pejë.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Peja shquhet për bukuritë natyrore, madhështinë e bjeshkëve dhe ujëvarat përrallore, ajo çka nevojitet është investimi dhe promovimi i turizmit.

Me Kryeministrin Kurti, ministrin Çeku dhe zëvendësministrin Kelmendi, vizituam zyrën e re për informacion turistik në qendër të Pejës e cila është bashkëfinancuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Pejës, në kuadër të projektit ‘Turizmi i Aventurës’ me vlerë 262 mijë euro.

Në kuadër të këtij projekti janë financuar punimi i vijave të ngjitjes dhe infrastrukturës përcjellse në Via Ferrata – Peja 360, vendosja e pushimoreve në shtigjet malore, shënjëzimi i shtigjeve dhe pjesë të tjera për të krijuar kushte më të mira për të shijuar atraksionet turistike – malore në Pejë.

Ndërkohë nga buxheti i MAPL-së dhe projektit DEMOS, në Komunën e Pejës për vitet 2021 – 2024, janë financuar gjithsej 41 projekte në vlerën prej 3.3 milionë euro.