Çfarë po paralajmëron Real Madridi? Tifozët shpresojnë Kylian Mbappen!

Faqja zyrtare e klubit të Real Madrid në rrjetet sociale ka bërë një postim që po paralajmëron diçka për datën e 2 shkurtit.
Në këtë postim ka shumë reagime të tifozëve të cilët mendojnë se kjo mund të bëjë edhe me Kylian Mbappen, futbollistin e Kombëtares së Francës, shkruan Indeksonline
Megjithatë ende nuk dihet saktë se çfarë e ka ndërmend të prezantoj nesër klubi madrilen.
Kujtojmë që Kylian Mbappe pothuajse ka arritur marrëveshje me Real Madridin, për t’iu bashkuar spanjollëve në fund të këtij sezoni me para-metra zero./Indeksonline/