75 Mall Live Search
19:08 / E Shtunë, 26 Prill 2025 / Gj. Sh

Çfarë po paralajmëron Reali para finales? Ka të bëj me Mbappen e Valverden

Sonte është nata e ”El Clasicos” ku në finalen e Copa del Rey, do të përballen Real Madridi dhe Barcelona.

Ndeshja zhvillohet në ”Estadio de La Cartuja” të Sevillas, më fillim nga ora 22:00, shkruan IndeksOnline.

Gjatë ditës së sotme ka pasur raportime se Kylian Mbappe dhe Federico Valverdo nuk janë në 100% të formës dhe nuk do të luajnë nga fillimi.

Por klubi mbretëror ka bërë dy postime të çuditshme në rrjetet sociale, ku ka publikuar fotografit e Mbappes dhe Valverdes.

Nuk dihet nëse kjo ishte një reagim ndaj këtyre spekulimeve dhe nëse ata do të luajnë nga minuta e parë në ndeshjen e sotme./IndeksOnline/