10:55 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / OSH

Çfarë po paralajmëron Xhavit Haliti me slloganin: “Me maturi. Drejt finales.”?

Kandidati për deputet i Kuvendit, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, për dallim nga kandidatët e tjerë të kësaj partie, është përcaktuar që në zgjedhjet e 14 shkurtit të paraqitet, krahas atij të partisë, edhe me sloganin personal.

“Me maturi. Drejt finales.”, është slogani i Halitit, i cili përputhet me qëndrimet e tij të matura, si në raport me kundërshtarët politikë, ashtu dhe çështjet me rëndësi jetike për Kosovën.

Kujtojmë se Haliti ka kohë që është duke bërë thirrje që liderët politikë të Kosovës të ulën paraprakisht në një tryezë të përbashkët për të arritur pajtueshmëri për çështje të interesit të përgjithshëm të vendit.

Kurse, me pjesën e dytë të sloganit, “Drejt finales.”, siç duket Haliti paralajmëron fazën finale të përmylljes së shtetësisë së Kosovës.