75 Mall Live Search
09:28 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2024 / G T

Çfarë po përgatit Pioli? Trajneri i Al Nassr zhvillon një seancë stërvitore interesante

Trajneri italian, Stefano Pioli ka zhvilluar një seancë stërvitore interesante te skuadra e Al Nassr dhe prandaj ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Një lojtar mbante topin, kurse tjetri e godiste me kokë – kjo ishte mënyra e re stërvitore te skuadra arabe, shkruan Indeksonline

Skuadra e Al Nassr shënoi fitore në AFC Champions League ndaj Al-Gharafa me rezultatin 3:1.

Pas dy dite, skuadra ku luan Cristiano Ronaldo dhe Sadio Mane do të luajë ndaj Damac-it në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite./Indeksonline/