Çfarë po planifikon Petrol Company për vitin 2026?
Do të donim ta nisnim këtë artikull me shprehjen e famshme “New Year, New Me”, por në rastin e Petrol Company, kjo shprehje merr një kuptim krejt tjetër. Këtu filozofia mbetet e pandryshuar: “Vit i ri, përvoja e njëjtë.”
Dhe e gjithë kjo rastësi?
Petrol Company, njëri nga stacionet më të njohura të derivateve në Kosovë, lë pas një vit të suksesshëm, të ndërtuar mbi besimin e klientëve të saj, çmime konkurruese dhe shërbime të vazhdueshme ndaj konsumatorëve.
Edhe gjatë vitit 2026, Petrol Company do të vazhdojë të ofrojë çmime të ulëta të derivateve, çmime që shpesh duken të pabesueshme, si dhe shërbime dhe derivate cilësore edhe në −26°C, me të cilat mund të përshkoni më shumë kilometra. Komunikimi me konsumatorët do të mbetet aktiv përmes grupit zyrtar në Viber dhe aplikacionit të dedikuar, duke i mbajtur ata gjithmonë të informuar për ofertat dhe risitë.
Përvoja në Petrol Company gjatë vitit 2026 nuk përfundon vetëm te furnizimi me derivate. Në shumë nga pikat e saj, klientët mund të gjejnë dyqanet “One Stop Shop”, si dhe restorantin “Be Happy”, të cilat e kompletojnë ndalesën e përditshme.
Restoranti “Be Happy” do të vazhdojë edhe në vitin 2026 me oferta të ndryshme dhe një menu të pasur, që përfshin gjithçka, nga mëngjeset e lehta dhe sallatat e freskëta, deri te darkat elegante, duke u përshtatur me shijet dhe nevojat e çdo klienti.
Në Petrol Company, viti i ri nuk sjell premtime boshe, por vazhdimësi të asaj që klientët e kompanisë tashmë e njohin dhe e besojnë.

