Çfarë po shkon gabim me Greta Thunbergun-aktivisten 16-vjeçare të ngrohjes globale
Aktivistja 16-vjeçare, Greta Thunberg është një vajzë nga Suedia e cila i ka pushtuar mediat sociale kohët e fundit me fjalimet e saj mbi ngrohjen globale. Greta me aktivizmin e saj u ka bërë thirrje të gjithë politikanëve që të mos e kenë mendjen vetëm te paratë, por ta ndiejnë edhe ata shqetësimin rreth ngrohjes globale, ashtu si e ndien ajo. Sipas saj bota është shumë në rrezik dhe “shtëpitë tona po digjen”.
Mirëpo komentuesit në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter janë shprehur të shqëtësuar rreth performancës së saj të fundit, në konferencën e liderëve të botës 2019 në New York. Disa prej komentuesve e kanë akuzuar atë se vuan nga një lloj i autizmit që quhet “Aspargers”. Fëmijët të cilët janë te diagnostikuar me këtë lloj të autizmit janë shumë të shqëtësuar rreth drejtësisë sociale, politikave si dhe kanë aftësi shumë të mira debutuese, ata dëshirojnë t’i bindin të gjithë për idetë dhe shqëtësimet e tyrë.

Megjithatë përkundër kësaj Greta ka gjetur përkrahje edhe nga shumë amerikanë, suedez e nacionalitete të tjera, për vendosmërinë, guximin dhe menqurinë e saj për të dalë para liderëve kaq të mëdhënj në një moshë kaq të re.

Greta Thunberg së fundmi e ka pasur edhe përballjen e parë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Donald Trump. Videoja gjatë kësaj përballjeje është bërë virale nëpër mediat sociale, për shkak të reagimit jo të mirë të fytyrës që e ka bërë Greta kur e ka parë Presidentin Trump.
Ndër të tjera për Gretën, thuhet edhe të ket pasur lidhje me kimistin dhe fizicientin suedez, Svante Arrhenius. Arrhenius ishte i pari që përdori parimet themelore të kimisë fizike për të vlerësuar shkallën në të cilën rritjet e dioksidit të karbonit atmosferik janë përgjegjëse për rritjen e temperaturës së sipërfaqes së Tokës. Në vitet 1960, David Keeling demonstroi se emetimet e dioksidit të karbonit të shkaktuara nga njeriu janë mjaft të mëdha për të shkaktuar ngrohjen globale. Arrhenius morri edhe çmimin Nobel për Kimi në vitin 1903./Indeksonline/