10:21 / E Premte, 27 Janar 2023 / B O

Çfarë po synohet? Edhe Kanadaja dërgon tanke “Leopard” në Ukrainë

NPas njoftimeve të së mërkurës se SHBA-ja dhe Gjermania do të dërgojnë tanke të sofistikuara në Ukrainë, Kanadaja tha dje në mbrëmje se do të eksportojë katër tanke “leopard” të prodhimit gjerman në vendin e shkatërruar nga lufta.

“Dorëzimi do të bëhet në javët e ardhshme”, tha ministrja e Mbrojtjes, Anita Anand gjatë një konference për media, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas saj, ushtarët kanadezë do të mbështesin homologët e tyre ukrainas në vënien në punë të tankeve.

“Kanadaja po shqyrton dërgimin e më shumë tankeve në një datë të mëvonshme”, shtoi ajo.

Qeveria gjermane njoftoi të mërkurën se do të dërgonte 14 tanke luftarake “Leopard 2A6” në Ukrainë, dhe do të lejonte eksportin e këtyre tankeve nga vendet e tjera. SHBA-ja ka rënë dakord të dërgojë 31 tanke “M1 Abrams” në Ukrainë.