22:30 / E Hënë, 03 Janar 2022 / AR

Çfarë pritet të ndodh me Teatrin Kombëtar gjatë 2022, drejtori jep lajmin e madh

Viti 2021 ka qenë tejet sfidues për të gjithë. Situata me Covid-19 si dhe kufizimet kanë ndikuar në të gjitha aspektet.

Edhe Teatri Kombëtar i Kosovës është përballur me situata të tilla, ku kanë punuar me kapacitete më të ulëta, shkruan Indeksonline.

Në një intervistë për Indeksonline, drejtori i teatrit, Naser Shatrolli, dha më shumë detaje duke treguar që edhe pse ka qenë një vit tejet sfidues, ata nuk janë ndalur së punuari. Gjatë vitit që lamë pas, janë realizuar 7-8 premiera, ku me datë 29 dhjetor është dhënë përmbledhja e të gjitha aktiviteteve kulturore. Gjithashtu gjatë 2021-tës, janë rinovuar tualetet si dhe kanë bërë investime të tjera të rëndësishme.

 “Gjatë 2021 ne jemi përballur me situata me të cilat janë përballur në rajon dhe në botë e sigurisht pandemia ka pasur ndikime në variantin artistik, mirëpo ne kemi nuk jemi ndalur, kemi punuar me kapacitete me të ulëta aq sa është leju dhe i kemi respektuar të gjitha masat e marra ndaj nesh dhe kemi realizuar dikun 7-8 premiera gjatë 2021-tës dhe kemi ardhur në një përmbledhje të aktiviteteve kulturore ku kemi bërë shfaqjen me 29 dhjetor për fundvit dhe konsideroj që ka qenë një vit i suksesshëm me të gjitha këto problemet, faturat që kanë ardh si pasojë e këtyre të dhënave globale. Thjeshtë, ne kemi punuar përveç aktiviteteve kulturore, i kemi renovuar tualetet e teatrit Kombëtar, kemi bërë edhe renovime të tjera, kemi futur sistem të ri të kanalizimit, të gypave të kanalizimit për ujërat e zeza nga teatri jemi lidh deri tek sheshi që në këtë rrjedhën e përgjithshme të qytetit jemi lidhur me ngrohtoren e qytetit. Janë bërë goxha do punë të mira në Teatrin Kombëtar dhe i kemi përmbyllur të gjitha. E kemi paraplanifikuar buxhetin për vitin 2022. Duam të punojmë sa më shpejtë për parapërgatitje për kalendarin kulturor të vitit 2022, me repertor të ri, me shfaqje të reja, me aktivitete të reja. Janë edhe dy shfaqje që nuk kanë mbërritur ta kenë premierën brenda 2021tës, dy shfaqje të skenës së vogël, njëra është e Enver Petrovcit e cila është duke u punuar, janë duke u kryer provat dhe është edhe një shfaqje e autorit gjerman, që punon një regjisor i ri, Alban Beqiraj. Edhe kjo është duke u punuar, është në proces të provave. Kështu që në fund të Janarit do t’i kemi dy premiera, njëra pas tjetrës”.

Gjatë 2021-tës, ka pasur mjaftë të interesuar për të marrë pjesë në shfaqje teatrale. Edhe pse kanë qenë në kapacitete prej 25-30%, kanë marrë pjesë afër 6000 vizitorë.

Me këto kapacitete që kemi pasur, njëherë 25% njëherë 30% që është lejuar në sallë ndërsa tani e kemi 50%, dikun i kemi afër 6000 vizitorë që kanë ardhur në teatrin Kombëtar”.

Shatrolli shtoi se presin bashkëpunim edhe këtë vit nga Qeveria. Për Indeksonline ai zbuloi se këtë vit është paralajmëruar që do të ketë renovim të plotë të Teatrit.

Presim bashkëpunim ashtu siç kemi punuar ehe këtë vit, shumë mirë. Me Ministrinë e Kulturës kemi bashkëpunuar shumë mirë dhe presim që edhe më shumë të bashkëpunojmë, qoftë në kuptimin administrativ, qoftë në atë legjislativ. Për vitin tjetër është paralajmëruar që do të ketë renovim të plotë të teatrit Kombëtar të Kosovës, thjeshtë është një interesim i theksuar i Qeverisë se Kosovës që Teatri Kombëtar ta rinovojë edhe në kuptimin fizik dhe ta avancojnë sa më shumë”./Indeksonline/