75 Mall Live Search
17:43 / E Shtunë, 01 Nëntor 2025 / G T

Çfarë qetësie në zonën e 16-metërshit, Mario Mitaj shënon gol për Al Ittihadin

Skuadra e Al Ittihadit ka barazuar 4:4 ndaj Al Khaleej, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite.

Deri në minutën e 86’të, skuadra e Al Ittihadit ishte duke humbur 4:1, shkruan Indeksonline

Por, goli i Diabyt për 4:2 e ktheu në lojë dhe më pas në minutat e fundit, Mario Mitaj dhe Al Ghamdi shënuan për 4:4.

Mbrojtësi shqiptar, Mario Mitaj shënoi një gol tejet të bukur për rezultatin 4:3.

Ky ishte goli i tij i parë këtë sezon për mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë./Indeksonline/