10:36 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Çfarë rekordi në NBA, e arrin “Mjekrra”, James Harden

James Harden ka arritur mbrëmë një rekord të madh në NBA.

Ylli i Houston Rockets është bërë basketbollisti i parë që ka shënuar më shumë se 30 pikë ndaj 29 kundërshtarëve në një sezon të vetëm.

Skuadra e tij, Houston ka arritur fitore mbrëmë ndaj Atlantas me rezultat 121-105, kurse Harden ka shënuar 31 pikë.

I njohur si “Mjekrra”, ylli amerikan këtë edicion është ndoshta lojtari më i mirë në NBA./Indeksonline/