10:15 / E Martë, 30 Prill 2024 / L K

Vdekja e Maradonës, raporti i ri mjekësor lë plot dyshime

Hetimet për vdekjen e Maradonës nuk kanë mbaruar. Ekziston një raport i ri mjekësor që paraqet paqartësi të shumta në lidhje me procedurën e nisur ndaj tetë punonjësve të kujdesit shëndetësor të përfshirë në këtë rast.

Një nga të pandehurit kryesorë, neurokirurgu Leopoldo Luque , mandatoi një ekspert mjeko-ligjor për të kryer studime për të kundërshtuar akuzat që e mbanin atë përgjegjës për vdekjen e Pibe de Oro.

Gjyqi do të nisë më 4 qershor. Raporti i mjekut Pablo Ferrari arriti në përfundimin se rrahjet e shpejta dhe të çrregullta të zemrës së Maradonës ishin me origjinë natyrore ose rezultuan nga një faktor “i jashtëm”./Indeksonline/