Çfarë rikthimi i Eriksen, katër ndeshje në fushë, katër fitore

Brentford ka fituar çdo ndeshje që Christian Eriksen ka luajtur për 90 minuta në fushë. Ky është një konfirmim për rikthimin e madh të yllit danez në fushën e gjelbërt.
Kanë qenë të shumtë ata që kanë dyshuar në rikthimin e denjë të Eriksen në fushë, por që mesfushori danez këtë po e dëshmon vetëm në fushën e lojës.

Eriksen ka qenë për 90 minuta në fushë në ndeshjet ndaj Norwich, Burnley, Chelsea e West Ham, dhe në të gjitha ndeshjet Brentford ka arritur fitore me rezultat dy e më shumë gola bindës.
Forma e Eriksen ka shtyer disa skuadra të njohura evropiane që të interesohen që tani për shërbimet e tij. Së fundi po flitet një rikthim i tij i mundshëm te Tottenham./Indeksonline/