13:55 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Çfarë Rome, e largon kapitenin, e huazon në La Liga

Roma ka vendosur ta largojë kapitenin. Skuadra e kryeqytetit italian është ndarë përkohësisht me Alessandro Florenzin.

Mbrojtësi italian do të luaj si huazim te skuadra spanjolle, Valencia.

Ka qenë Valencia skuadra që e ka siguruar futbollistin që do të luaj si titullar në pjesën e mbetur të sezonit.

Ky ka qenë synimi i Florenzit ngase ai dëshiron që të ketë ftesën nga Italia për Kampionatin Evropian.

Roma në dy ditët e mbetura të afatit do të tentojë të gjejë një zëvëndësues në mbrojtje, pas huazimit të kapitenit./Indeksonline/