75 Mall Live Search
19:26 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

Çfarë rroba banje do vishni këtë verë?

Jemi në fund të marsit, por duket se këtë vit plazhi do të fillojë shumë më herët se zakonisht. Për të qenë të përgatitura, (krahas palestrës), duhet të njiheni gjithashtu me trendet e reja të rrobave të banjës për këtë verë. Fillojmë!

1. E verdha

E verdha është ngjyra kryefjalë e kësaj pranvere. Kryesorja është se ngjan bukur në trup edhe nëse jeni e nxirë ose jo.

2. Leopardi

Printi leopard vazhdon! Në varësi të marrëdhënies që keni me këtë trend, mund të provoni këto modele rroba banjesh. Trupore apo veç e veç e zgjidhni ju. Përgatituni për komplimenta seksi!

3. Ngjyrat e vrara!

Mjafton të nxiheni për të veshur rrobat më të ëmbla të plazhit!

4. Rroba banjot retro

Stili i viteve ’70-të është kthyer sërish. Vijat, pika dhe mbathjet me bel të lartë janë modelet që do të shihni më shumë buzë detit.

5. Shumë detaje!

Me këto rroba banje hapim zyrtarisht sezonin e plazhit!

6. Rroba banjet anti-diell!

Ky model është prurja e këtij viti. Për këdo që s’preferon rrezet, zgjedhja ideale janë këto.

7. Bikini me rrip në mes!

Rripi i jep një tjetër pamje linjave tuaja duke ju nxjerr në pah më të mirën e siluetës suaj./Anabel Magazine/