Çfarë sanksionesh po vendosen ndaj Rusisë?

Vendet perëndimore po planifikojnë të vendosin sanksione të ashpra ndaj Rusisë, pasi ajo filloi një pushtim luftarak në Ukrainë.
Masat janë krijuar për të gjymtuar ekonominë e Rusisë dhe për të detyruar presidentin Vladimir Putin të tërhiqet nga veprimi ushtarak.
Sanksionet janë krijuar shpesh për të dëmtuar ekonominë e një vendi, ose financat e qytetarëve individualë, siç janë politikanët kryesorë. Ato mund të përfshijnë ndalime udhëtimi dhe embargo armësh.
Ato janë ndër masat më të ashpra që kombet mund të përdorin, pa shkuar në luftë, raporton BBC
Çfarë sanksionesh po vendosin vendet perëndimore?
Kryeministri britanik Boris Johnson tha: “Në bashkëpunim me aleatët tanë ne do të biem dakord për një paketë masive sanksionesh ekonomike të dizajnuara në kohë për të penguar ekonominë ruse”.
SHBA, Britania e Madhe, BE dhe të tjerët kishin vendosur tashmë sanksione të kufizuara ndaj Rusisë pasi ajo njohu pavarësinë e dy republikave separatiste në Ukrainën lindore. /Indeksonline/