75 Mall Live Search
16:59 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Çfarë spektakli, Lazio shkrin epërsinë e tri golave në minutat e fundit

Lazio ka arritur një barazim të madh ndaj Atalantas.

Ekipi nga Roma, fillimisht ishte duke humbur 0:3 nga pjesa e parë me dy golat e Muriel dhe një të Gomezit.

Nëse pjesa e parë ishte e gjitha për Atalantan, ajo e dyta ishte e përgatitur për “show” të Lazios.

Minutën e 69-të Immobile realizoi nga penaltia, ndërsa pas një minuti, Correa ngushtoi në 2:3 rezultatin, shkruan Indeksonline.

Krejt në fund, Immobile shënon edhe njëherë nga pika e bardhë në minutën e 90+3, për t’ia marrë tri pikët nga duart Atalantës./Indeksonline/