Çfarë spektakli, Llapi e Gjilani fitojnë me përmbysje të rezultatit
Llapi dhe Gjilani kanë arritur të rikthejnë rezultatin dhe me përmbysje të triumfojnë përballë Trepçës’89, respektivisht Feronikelit.
Llapi fitoi 4:1 ndaj Trepçës’89 në një ndeshje që tregoi Llapin me dy fytyra. Fillimisht, pjesa e parë i takoi mitrovicasve, megjithatë në pjesën e dytë Llapi shënuan plot 4 herë për t’i ndalë në shtëpi pikët e plota, shkruan Indeksonline.
Edhe Gjilani fitoi me përmbysje 1:2 ndaj Feronikelit në “Rexhep Rexhepi”. Gjilanasit arritën që për tre minuta t’a rikthejnë rezultatin dhe t’i marrin pikët e plota.
Fitore sot shënoi edhe Dukagjini, i cili mposhti minimalisht 1:0 Vushtrrinë./Indeksonline/