Çfarë spektakli në gjysmëfinalen e dytë të Eurobasket, kjo është skuadra që kalon në finale

Kombëtarja e Spanjës në basketboll është finalistja e dytë e Evropian ”Eurobasket 2022”.
Në një ndeshje spektakolare, Spanja mposhti Gjermaninë me rezultat 96-91, shkruan IndeksOnline.
Gjermani e mbylli pjesën e parë në epërsi me rezultat 51-46, por Spanja u tregua më e mirë në pjesën e dytë, ku në çerekun e katërt u tregua fantastike duke e mbyllur me një diferencë prej 11 pikë dhe kështu e përmbysi rezultatin.
Lojtari me më së shumti pikë në ndeshje ishte Dennis Schroder i Gjermanisë duke shënuar plotë 30 pikë, ndërsa Lorenzo Brown i Spanjës grumbulloi 29 pikë.
Në finale Spanja do të përballet me Kombëtarën e Francës./IndeksOnline/