75 Mall Live Search
08:33 / E Enjte, 01 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Çfarë statistika fantastike, 20-vjeçari i Liverpoolit shkëlqeu mbrëmë në Premier League

Skuadra e Liverpoolit arriti fitore të madhe në shtëpi 4:1 ndaj Chelseat, në ndeshjen e javës së 22-të në Premier League.

Një paraqitje fantastike bëri mbrojtësi i krahut, Conor Bradley dhe mori përkrahje të pabesueshme në “Anfield”, shkruan Indeksonline

Madje 20-vjeçari shënoi një gol tejet të bukur dhe bëri dy asiste në këtë fitore të madhe të “The Reds” ndaj Bluve të Londrës.

Futbollisti irlandez pas paraqitjes fantastike, tifozët e llogarisin si zëvendësues perfekt të Trent-Arnold në pozitën e mbrojtësit të djathtë.

Vlera e futbollistit në sajtin e njohur “Transfermarkt” është vetëm 2 milionë euro, por shumë shpejt pritet të ketë rritje të madhe./Indeksonline/