75 Mall Live Search
23:03 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

Çfarë supergoli ka shënuar Haradinaj ‘me të jashtmën’ në portën e Dreshajt!

Të dielën fshati Orrobërd të Istogut, shumë afër Banjës së Pejës, u pasurua me një palestër sportive.

“Dresha” është emri i palestrës e punuar në një stil krejt ndryshe me arkitekturë gjermane.

Investues është deputeti kosovar, Gani Dreshaj.

Golin e parë në këtë palestër e ka shënuar kryeministri Ramush Haradinaj.

Në profilin e tij zyrtar në facebook, Dreshaj ka shkruar se ndihet keq që ai ishte portieri i parë që pranoi gol. /Indeksonline/