Çfarë supergoli, Vinicius kalon Real Madridin në epërsi ndaj Gironas

Skuadra e Real Madridit ka shënuar golin e parë në ndeshjen ndaj Gironas, e vlefshme për javën e 24-të në La Liga.
Golin për 1:0 e shënoi Vinicius Junior në minutën e 6’të, shkruan Indeksonline
Sulmuesi i Kombëtares së Brazilit realizoi një gol tejet të bukur nga distanca për t’ia dhënë epërsinë klubit të tij.
Kujtojmë që kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu”./Indeksonline/