75 Mall Live Search
18:04 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Çfarë Superlige, Drita-Prishtina, kjo dilemë me drithërima

Drita ka mposhtur kampionin në fuqi të Kosovës më rezultat 3-1 në Gjilan, kurse Prishtina ka fituar përsëri në momentet e fundit të ndeshjes në Prizren me rezultat 1-0

Gjilanasit kanë mposhtur me rezultat 3-1, ekipin mitrovicas, kampionin në fuqi të Kosovës nga sezoni i kaluar Trepça 89 më rezultat 3-1.

Pjesa e parë u fitua ngë Trepça 89 ku golin e epërsisë e shënoi Otto John në minutën e pestë të takimit.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë e takimit, pra 0-1.

Por në pjesën e dytë Drita u tregua shumë më e kujdesshme, duke barazuar shpejt rezultatin.

Astrit Fazliu barazoi rezultatin në minutën e 51’të për ta përmbysur rezultatin në minutën e 61’të me po të njëjtin lojtar.

Rezultati i këtij takimi u vulos në minutën e 77’të ku Drita do të shënonte golin e tretë nga penalltia me anë të Fidan Gërbeshit.

Me këtë fitore, skuadra e Drita vazhdon të jetë në ës siguron titullin e dytë pas luftës në Kosovë, pasi që Prishtina ka barazuar në Prizren kundër Dritës me rezultat 0-0.

Drita pas xhiros së 32 siguron 66 pikë në tabelë, kurse Prishtina i ka 33 pikë.