14:35 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

Çfarë taksiratlie, Diego Costa shënon dhe ndëshkohet me të kuq (Video)

Diego Costa ka debutuar në mënyrë të çuditshme te ish skuadra e tij, Atletico Madrid. Sulmuesi spanjoll ka realizuar gol në debutim për Atleticon në përballjen me Getafen.

Por, në pesë minuta atij i ndodhën tri gjëra të cilat rrallë kujt i ndodhin.

Costa së pari u ndëshkua me karton të verdhë, pas pesë minutash shënoi gol. Por, festa e golit i kushtoi me një karton tjetër duke u përjashtuar nga ndeshja./Indeksonline/