75 Mall Live Search
21:12 / E Shtunë, 14 Shtator 2019 / indeksADMonline

Çfarë talenti, Ansu Fati shënon dhe asiston brenda tre minutave

Ansu Fati e ka kaluar Barcelonën në epërsi në ndeshjen ndaj Valencias vetëm pas tre minutave lojë.

Ishte sërish Ansumane Fati, i cili asistoi për Frenkie de Jong, i cili hapi llogarinë e tij në La Liga duke shënuar golin e parë për Barcelonën.

Në tri ndeshje ku u inkuadrua, Ansu Fati tani ka dy gola dhe një asist, që janë shifra magjike për një 16 vjeqar.

Barcelona do të kërkojë të hakmerret ndaj Valencias për humbjen e shkaktuar në finale të “Copa del Rey” sezonin e kaluar, shkruan Indeksonline.

Barcelona hyn në këtë lojë pas një starti shumë të dobët ku ka një fitore, një humbje dhe një barazim./Indeksonline/