“Çfarë të thashë dje?”, Mattia Perin e dinte që Milik do shënonte hat-trick

Skuadra e Juventusit arriti fitore të thellë 4:0 mbrëmë ndaj Frosinone në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Arkadiusz Milik, sulmuesi polak realizoi tri gola në këtë ndeshje duke kompletuar hat-trikun, shkruan Indeksonline
Një video në rrjetet sociale është publikuar ku shihet portieri, Mattia Perin duke ia thënë Milikit disa fjalë në zhveshotre.
“Tregom mua se çfarë të kam thënë dje?”, Perin i drejtohet bashkëlojtarit të tij dhe duket se e ka parashikuar tri golëshin e sulmuesit polak./Indeksonline/