09:14 / E Shtunë, 26 Janar 2019 / indeksADMonline

Çfarë të veproni nëse nuk keni folur më me një person pas takimit të parë?

Ju sapo keni ardhur nga një takim i mrekullueshëm dhe ndiheni shumë mirë.

Sigurisht pas takimit ju nuk dëshironi të jeni të parët që i shkruani mesazh, pasi që prisni që ai/ajo të shkruaj, transmeton Indeksonline.

Ndonjëherë kjo funksionon por ka raste kur kjo nuk funksionon. Mos kontakti me personin që keni dal në takim vazhdon disa javë rresht.

Mendimi juaj i parë është që nuk i keni pëlqyer apo mund të jetë e nxënë me punë.

Por çfarë duhet të bëni tani ju?

Sipas disa ekspertëve të takimeve, nuk duhet të ju shkruani mesazhe banale si për shembull të mundoheni të hyni në bisedë duke folur në lidhje me motin apo gjëra tjera të kota.

“Kjo vetëm do të qojë në keqkuptime” u shprehë një nga ekspertët për The Independent.

Ajo se çka sugjerohet të bëhet në këto raste është t’i shkruani përsëri mesazh duke i kërkuar për të dal.

Për shembull: “Përshëndetje Jim, unë me të vërtet u kënaqa në takimin me ty. Po mendoja se nëse do të takoheshim përsëri”.

Nëse ata tregohen mos respektues dhe nuk i kthejnë mesazhet atëherë gjejeni dikë tjetër./Indeksonline/