19:38 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Çfarë të vishni në drekë me shoqet?

Kombinimi i pare

Ngjyra e kuqe, do dukeni që largë dhe shoqet do flasin për ju ;). Pantallona lino me vija te kuqe, mjaft të rehatshme. Bluzë mos u lodhni shume, mjafton nje bluzë e thjesht  e bardhë dhe çantë, unë e zgjodha te kuqe dhe e vendosa ne bel per te qenë me rehat.

Kombinimi i dyte…

Polka dots, ose pikat janë trend I sezonit, unë zgjodha kemishën me pika dhe e kombinova me një palë xhinse dhe nje belt bag te zeze. Super kombinim per nje drek…

Kombinimi i trete…

Kimono…me kete veshje une u ndjeva shume rehat. Sepse është e freskët dhe super stil. Kimonon e kombinova me pantallonat po ne te njejtin model dhe doli nje kostum shumë pranveror. Çantën mund ta zgjidhni ne cfarë  ngjyre te doni, sepse kostumi shkon me te gjitha ngjyrat..Une e zgjodha te verdhe.

Kombinimi i katërt…

Kjo veshje ishte e preferuara ime, shumë stil dhe ngjan.

Unë shumë e embel, sigurisht sepse është roza aty  zgjodha nje bluzë rozë me pika, modeli I bluzës ishte me supe jashte, por atë ditë ishte pak fresket dhe unë e vesha si buze normale dhe dukej mjafte mire, e kombinova me pantallona te bardha dhe belt bag rozë. Thjesht SUPER..

Kombinimi i peste…

Sigurisht që nuk mund të mungonte dhe fustani. Une e zgjodha ngjyre jeshile, me pëlqeu sa e pashë. Jeshilen vendosa ta kombinoja me ngjyren e kuqe, zgjodha çanten dhe vethet dhe dukej nje kombinim perfekt. Unë e vesha me atlete, por ju mund ta vishni me çdo gje që deshironi.

Ne çdo veshje unë kam përdorur aksesoret e flokeve, do ua sugjeroja dhe juve, karfica, rrathe çfare te dëshironi, e ndryshojnë komplet lookun dhe e bejne mjaft stil.