75 Mall Live Search
17:49 / E Shtunë, 28 Maj 2022 / MSH

Çfarë tifozërie! Fansat e Liverpool pushtojnë qytetin e tyre

Sot në mbrëmje do të luhet finalja e madhe e Champions mes Liverpoolit dhe Real Madrid.

Stadiumi francez do të jetë i mbushur plotë dhe dihet që një pjesë e madhe e tifozëve nuk kanë arritur të sigurojnë një biletë për ta parë nga afër këtë finale. Në Liverpool, emocionet e kësaj ndeshjeje tashmë janë shumë të mëdha.

Një nga sheshet kryesore të vendit, Concert Square (Sheshi i Koncerteve) ka filluar të mbushet që në mëngjes dhe në këto momente, është plot me tifozë të ekipit anglez të cilët duken qartë me fanellat e Liverpoolit dhe shalle të ekipit të tyre të zemrës.

Ndeshja për “Veshëmadhen” do të fillojë në ora 21:00 dhe do të shoqërohet me spektakel e emocione të mëdha.