14:18 / E Diele, 09 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Çfarë tregon shenja e horoskopit, për performancën tuaj seksuale

Daily Star ka publikuar një artikull në lidhje me horoskopin dhe performancën seksuale.

Sipas këtij artikulli performanca seksuale mund të dallohet edhe nga shenja e horoskopit të cilës i takoni, transmeton IndeksOnline.

Dashi

Gjërat mund të jenë të ngadalta në dhomën e gjumit. Mirëpo është e rëndësishme të jini i sigurt në atë që dëshironi.

Demi

Mundohuni të mos analizoni shumë gjërat në lidhje me dashurinë dhe seksin, duke menduar për mënyrën se si dikush mund t’ju bëjë të ndiheni.

Binjakët

Ju duhet të komunikoni më shumë, kjo është diçka të cilën duhet ta përmisoni për marrëdhënie dhe kur bëni takime.

Gaforrja

Mund të takoheni përsëri me dikë nga e kaluara mirëpo kini kujdes sepse mund të përpiqen të ju mashtrojnë.

Luani

Mos kini frikë të jeni të guximshëm dhe po ashtu të butë, sepse partneti ju pëlqen këtë. Përqëndrohuni më shumë në dashurinë.

Virgjëresha

Mund të jeni të rezervuar kur bëhet fjalë për seksin. Mund të mendoni për disa gjëra por duhet të provoni diçka të re me partnerin tuaj.

Akrepi

Jini të guximshëm dhe keni besim në veten tuaj. Mënyra më e mirë për ta trajtuar romancën tuaj është të jeni direkt. Shikoni gjëra të reja që mund të provoni me partnerin tuaj.

Peshorja

Gjithçka rreth jush mund të ndizet. Ju mund të ndiheni të ngazëllyer për seksin në këtë muaj.

Shigjetari

Të gjithë kemi standarde dhe ide rreth asaj që dëshirojmë në jetën tonë seksuale mirëpo mos i ulni standardet tuaj këtë muaj, dhe keni kujdes nëse takoheni me dikë të ri.

Bricjapi

Provoni diçka të re në dhomën e gjumit këtë muaj, jini të guximshëm dhe aventuresk.

Ujori

Lidhja e fundit e dashurisë mund të mos jetë aq e nxehtë sa më parë. Mirëpo një përvojë e re mund të jetë ajo ju nevojitet.

Peshqit

Është koha për të punuar në zhgënjimet tuaja në dhomën e gjumit. /Indeksonline/.