08:04 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

“Çfarë tu bëj spitali këtyre, e prindërve të këtyre?”/ Të rinjtë shqiptarë

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka ngritur shqetësimin për disa lokale që vazhdojnë të zhvillojnë festa e që mbledhin shumë të rinj, duke u kthyer kështu në rrezik për përhapjen e koronavirusit.

Braçe ka bërë thirrje që të kontrollohet shpërndarje e kuponëve tatimor në këto festa.

Postimi në Instagram

“Boll bere politike me semundjen!
Spitali eshte i fundit!

Ndaj boll me politike kriminale ndaj spitaleve ku ka aq shume perkushtim, pasion, dashuri, deshire, pune e sakrifica sa kurre nuk i ke pare kund!

Kjo semundje ka rregullat e saj e as qe kane lidhje me politiken;
Kane lidhje me ty si qenie e pergjegjshme e qe shperndan kete pergjegjshmeri;
Jo mllef, urrejtje, ligesi, provokime, politiken e ulet te njohur tashme!

Jane te thjeshta rregullat;
Mbaj distance fizike, mbaj maske kur nuk rri dot larg, laj duart!

Kaq!
Spitali nuk hyn ne to!
Spitali eshte i fundit dhe ne te gjithe boten eshte keshtu!

Urdhero, shihi keto video te se shtunes mbrema dhe te dieles, vetem pak dite me pare, ne Jale, Palase, Lekurs!

Perse nuk u flet ketyre?
Cfare tu bej spitali ketyre e prinderve te ketyre?

Ta bej qeveria?
Po patjeter, por sa nderhyn qeveria aty ti e quan cenim te lirise kushtetuese,
sa zbaton qeveria masat ligjore aty ti therret per masa ekstreme te papershtatshme per realitetin ekonomik!

Shihi pak shishet e shampanjes qe nuk pihen por sperkasin ajrin, njeri tjetrin e pastaj pishinen-si realitet ekonomik!

Ky eshte problemi!
Spitali do mbahet fale punes e sakrifices se punetoreve te mjekesise,
por sjellja e tille eshte sfide e ulet ndaj cdo mjeku e infermieri, laboranti, farmacisti, sanitari qe rrezikon jeten per te semure prej harbimit apo te infektuar nga kalamajte e harbimit!

Ndaj boll me politiken me semundjen!
Eshte e neveritshme!

VO: tani kam dicka me Tatimet;
Shihni kupone ju ke keto vaskat me shishe shampanje?!”, shkruan Braçe.

Top Channel