75 Mall Live Search
20:29 / E Martë, 24 Dhjetor 2024 / MSH

Çfarë u premtoi doktori i PDK-së të rinjve në bashkëbisedimin mes tyre

Doktori i njohur, njëherazi kandidat i PDK-së për deputet, Fatbardh Rexha, është takuar me disa të rinj të Kosovës.

Në takimin e përbashkët, Rexha u shpreh se qytetarët kanë nevojë për përmirësim të standardit të jetesës.

“Gjatë punës time profesionale jam angazhuar pa u kursyer, ndërsa në dimensionin e ri në të cilin do të angazhohem, ju premtoj për punë të përbashkët në të mirën e përgjithshme”, u shpreh ai.

Rexha është i bindur se me listën që ka në krye Bedri Hamzën, dhe programin qeverisës të PDK-së, Kosova do të përmirësohet.

Ky është postimi i plotë i tij:

Qytetarët kanë nevojë t’u përmirësohet standardi i jetesës.

Gjatë punës time profesionale jam angazhuar pa u kursyer, ndërsa në dimensionin e ri në të cilin do të angazhohem, ju premtoj për punë të përbashkët në të mirën e përgjithëshme.

Jam i bindur që me kandidatin për Kryeministër Bedri Hamza, me listën për deputet dhe me Programin Qeverisës të Partisë Demokratike të Kosovës përmirësimi do të arrihet.

Kjo ishte një pjesë e diskutimit tim në takimin me të rinjët që janë duke u angazhuar për FITORE.