75 Mall Live Search
12:06 / E Premte, 27 Dhjetor 2024 / S Z

“Çfarë ylli je”, fotografi Fadil Berisha ndan momentin emocionues nga takimi me Parashqevi Simakun

Fotografi i njohur Fadil Berisha, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me artisten Parashqevi Simaku.

Për fotografin, ky ishte një moment emocionues dhe i veçantë. “Është shumë bukur që shohësh të gjithë njerëzit që tregojnë dashuri për ty. Ti e di çfarë ylli je. Ishe e para që solli nga Shqipëria që solle modernizmin në muzikë dhe art”, iu drejtua Berisha Simakut.

Artistja vlerësoi Berishën për karrierën e ndërtuar në SHBA, ndërsa përmendi dhe aktorin me origjinë shqiptare Jim Belushin dhe falenderoi Elton Ilirjanin, të cilin e konsideron shpëtimtarin e saj.