75 Mall Live Search
17:57 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / Blerim

Challandes del pozitiv me Covid-19 edhe në testin e dytë

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka testuar edhe sot pozitiv me Covid-19.

Nga testi që e kishte bërë të martën, Challandes doli të ishte pozitiv, por kur sot u testua në Durrës ai përsëri rezultoi njëjtë, shkruan IndeksOnline

Ai sot foli për mediumi zviceran, “Laliberte.ch”, ku tregoi se si po ndihet pasi është i infektuar me koronavirus.

“Nuk mund ta mohoj, nuk ndihem mirë. Fizikisht, lodhje e lehtë, por sigurisht asgjë serioze; mendërisht, është një histori tjetër: imagjinoni, një trajner i prerë nga lojtarët e tij, i vendosur në një dhomë hoteli – një kafaz i artë me pamje nga deti – asnjë komunikim me ndihmësit e mi përveç telefonit ose videokonferencës. Shpesh më çmendin, por tani më mungojnë”, tha fillimisht Challandes

“Frustrimi, inati, ndjenja e padobishmërisë, steriliteti, joefektiviteti, me pak fjalë, asgjë! Dhe kur, para ekranit tim, shoh ekipin tim në vështirësi duke humbur kundër vëllait të madh rival shqiptar, me vjen të bërtas, “O zemërim, o dëshpërim!  Prandaj, a kam jetuar kaq gjatë vetëm për këtë turp?, u shpreh ai.