14:46 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Challandes: Është grup i fortë, por kam besim te Kosova ime

Trajneri i Përfaqësueses kosovare, Bernard Challandes ka reaguar pas shortit të hedhur sot në Dublin.

Djelmoshat e teknikut zviceran do të përballen me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

Dhe Challandes thotë se ky grup nuk është aspak i lehtë, por se ai ka besim te lojtarët e tij, transmeton IndeksOnline.

“Nuk është grup i lehtë, por ne jemi Kosova”.

”Nuk mund të mendojmë se jemi në një grup të lehtë pasi Anglia është skuadër shumë e fortë dhe këtë e dimë”.

”Por me skuadrat e tjera është e mundur, kam besim në ekipin tim, i cili është shumë mirë para ndeshjes me Maqedoninë”, tha Challandes./IndeksOnline/