16:54 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Challandes fillon ta studiojë Maqedoninë, shkon për ta ndjekur nga afër

Maqedonia e Veriut do të jetë kundërshtari i ardhshëm i Kosovës në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

“Dardanët” tashmë kanë përfunduar ciklin e rregullut kualifikues, por jo edhe Maqedonia e Veriut, që luan nesër kundër Izraelit.

Një zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur për Indeksoline që trajneri Bernard Challandes do jetë prezent për këtë ndeshje në Shkup.

Maqedonia e Veriut aktualisht ndodhet në vendin e 68-të në botë, ndërsa Kosova në të 114-tin.

Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë do të zhvillohet më 26 mars.

/Indeksonline/