75 Mall Live Search
18:26 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / Blerim

Challandes flet pasi doli pozitiv me Covid-19: Lojtarët shpesh më çmendin, por tani me mungojnë!

Tekniku i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka testuar edhe sot pozitiv.

Zvicerani u testua të martë në miqësoren ndaj Shqipëri, ku doli pozitiv dhe u izolua në një hotel në Durrës, shkruan IndeksOnline

Por, Challandes tregon se si po e vuan këtë gjendje të vetë-izolimit, se çfarë po i mungon atij dhe se se si e përjetoi humbjen nga Shqipëria.

“Nuk mund ta mohoj, nuk ndihem mirë. Fizikisht, lodhje e lehtë, por sigurisht asgjë serioze; mendërisht, është një histori tjetër: imagjinoni, një trajner i prerë nga lojtarët e tij, i vendosur në një dhomë hoteli – një kafaz i artë me pamje nga deti – asnjë komunikim me ndihmësit e mi përveç telefonit ose videokonferencës. Shpesh më çmendin, por tani më mungojnë”, tha fillimisht Challandes për mediat zvicerane.

“Frustrimi, inati, ndjenja e padobishmërisë, steriliteti, joefektiviteti, me pak fjalë, asgjë! Dhe kur, para ekranit tim, shoh ekipin tim në vështirësi duke humbur kundër vëllait të madh rival shqiptar, me vjen të bërtas, “O zemërim, o dëshpërim!  Prandaj, a kam jetuar kaq gjatë vetëm për këtë turp?, u shpreh ai.