22:57 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Challandes flet për “tradhtinë” e Adrian Ismajlit

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur për largimin e Adrian Ismajli në drejtim të Shqipërisë.

Në një intervistë në Supersport ai ka thënë se kjo nuk është në rregull por megjithatë do të respektoj vendimin e tij.

“Ismajli i ka premtuar Fadil Vokrrit që do të luaj për Kosovën”, ka thënë Challandes.

“Nuk është e lehtë të ftosh dikë që të luaj me Kombëtaren kur me skuadrën nuk ka luajtur asnjë minutë. Kur e ftova ai tha që nuk do të luaj me Kombëtaren A dhe do të qëndroj në U21 dhe unë e respektova vendimin e tij”, vazhdoi trajneri.

“Kjo nuk është në rregull por duhet ta respektoj zgjedhjen e tij”, përfundoi zvicerani. /IndeksOnline/