75 Mall Live Search
23:01 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / Blerim

Challandes: Kemi mundur të shënojmë më shumë gola, këto gabimet s’bëhen ndaj Spanjës dhe Suedisë

Bernard Challandes është shprehur shumë i lumtur me ekipin e tij pas fitores ndaj Lituanisë.

Kombëtarja e Kosovës arriti fitore të thellë në shtëpi, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me rezultat 4 me 0 ndaj Lituanisë, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes, në një intervistë për RTK, Challandes tha se në pjesën e parë ekipi i tij ka mundur të shënoj më shumë gola.

“Ishte një ndeshje e mirë. Ishim të lumtur me ofensivën e lojtarëve. Në pjesën e parë kishim raste të shumta dhe kemi mundur të shënojmë më shumë gola. Këto gabime s’bëhen ndaj Suedisë dhe Spanjës Mendoj se Mërgim Vojvoda do të luaj edhe në dy ndeshjet e ardhshme në qendër të mbrojtës, pasi nuk kemi lojtarë të mjaftueshëm në këtë pozitë. Kemi Amir Rrahmanin e lënduar. Tani do të luajmë me Suedinë dhe Spanjën. Do të jetë shumë vështirë. Ata janë kundërshtarë shumë të fortë”, ka thënë Challandes pas ndeshjes

Kosova do t’i luajë edhe dy ndeshje gjatë këtij muaji. E pret Suedinë të dielën në ‘Fadil Vokrri’ dhe udhëton për në Spanjë më 31 mars./IndeksOnline/