75 Mall Live Search
19:11 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

Challandes komenton shortin, këto janë fjalët e tij

Kosova është rreshtuar në grup me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë në shortin e Ligës së Kombeve.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes e ka komentuar shortin duke e quajtur si të vështirë, shkruan Indeksonline.

Nuk është short i mirë, por nuk jemi të zhgënjyer. Greqia e Slovenia janë kombëtare shumë të forta, por edhe Moldavia është skuadër e mirë“, ka thënë zvicerani.

Ky është një rast i mirë që të bëjmë progres dhe të zhvillohemi si ekip“.

Unë jam i lumtur, por është mundësi e mirë që të përgatitemi për kualifikimet e ardhshme, sepse praktikisht jemi në grup të vështirë, por është mirë që luajmë ndaj tyre”, tha Challandes në Supersport.

Kosova e ka përfunduar pa asnjë humbje sezonin e parë të Ligës së Komebeve nën drejtimin e Bernard Challandes. /IndeksOnline/