Challandes konfirmon miqësoren e Kosovës në mars

Në mars, Kombëtarja e Kosovës do të fillojë fushatën e ndeshjeve kualifkuese për kampionatin botëror “Katari 2022”.
Por para tyre, “dardanët”, do ta zhvillojnë një ndeshje miqësore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline trajneri i Kosovës, Bernard Challandes.
“Unë kam kërkuar që ndeshja medoemos të zhvillohet në Prishtinë. Meqë në fillim kemi dy kundërshtarë shumë të fortë si Suedia e Spanja, dëshirojmë që ndeshjen miqësore ta luajmë me një kombëtare më të dobët” deklaroi Challandes.
Më 28 mars, Kosova ballafaqohet me Suedinë në ndeshjen e parë kualifikuese.
Kujtojmë se kundërshtarë në grup kemi Suedinë, Spanjën, Greqinë dhe Gjeorgjinë.
/Indeksonlne/